ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, deklaroi sot se “dhurimi i parë prej 15 milionë euro i ndihmës së përgjithshme të BE-së prej 115 milionë eurosh për Shqiqërinë mbi rimëkëmbjen pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit është fjala e mbajtur nga BE.
Në ceremoninë e nënshkrimit ku merrte pjesë edhe Limya Eltayeb, Përfaqësuese Rezidente e UNDP-së në Shqipëri, Arben Ahmetaj, Ministër Shteti për Rindërtimin dhe Oltion Rrumbullaku, Zëvendës Ministër i Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Soreca theksoi se “ky program do të zbatohet nga UNDP, në bashkëpunim me qeverinë e Shqiqprisë si dhe vendore në zonat e caktuara. Kjo pjesë e parë do të ndihmojë 22 shkollat me përparësi 5 zona të vendit, Durrës, Kavajë, Kamëz, Krujë dhe Kurbin. Me anë të këtij programi do të ndihmohen kopshte, shkolla 9-vjeçare të mesme dhe profesionale . Në total shifra e fëmijëve dhe adoleshentëve që do të ndhmohen do të jetë 7 500 në zonat e prekura nga tërmeti, por jo vetëm fëmëijët, por edhe familjet e tyre”.
“BE ka qëndruar përkrah Shqipërisë pas tërmetit tragjik, ne kemi qenë pranë me anë të mekanizmit të mbrojtjes civile jo vetëm BE, por edhe vendet anëtare. Në konferencën e Donatorëve Komisioni Europian dha 115 milionë euro për të mbështeutr rindërtimin në Shqiqpëri”, – tha Soreca.
Kreu i BE-së u shpreh se “jam vërtet i kënaqur që ne arritëm ta bëjmë këtë gjë dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhemn pasi duke rindërtuar shkollat sjelllim shpresë dhe shpresa restauron edhe at ëndjesi që jeta do të kethehet në normalitet besimin tek e ardhmja. Shkollat do të ndërtohen duke ndjekur standardet më të larta ndërkombëtare në këtë sektor”.
“Jo vetëm kaq ka qenë Këshilli i Bashkimit Europian, i cili bëri rishkimin e buxhetit të BE-së për 2020 duke rikonfirmuar atë shifër të cilën e premtoi Komisioni Europian në datën 10 shkurt të këtij viti pjesën e mbetur 100 milionë euro. Pavarësisht kësaj periudhe të vështirë që ne po kalojmë me koronavirusin BE ka mundur të rikonfirmojë këtë shifër , pra atë premtim që u bë prej 115 milionë euro në 17 shkurt kështu që edhe 100 milionëshi përveç 15 milionshit që ne do të nëshkruajmë sot është rikonfimruar , kështu që ne po vazhdojmë tregojmë solidaritetin tonë me Shqipërinë dhe po ashtu ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah Shqipërisë në këto momente të vështira të koronavirusit por edhe me vështirësine e Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit tragjik të nëntorit të vitit të kaluar”, – nënvizoi Soreca.
Soreca tha se ne do të vazhdojmë me zbatimin e këtij programi “BE tek shkollat” dhe zbatimi i tij do të vazhdojë edhe në zona të tjera përveç atyre që përmenda duke përfshirë këtu Tiranën dhe pjes ëtë jetre të shq që janë prekur nga tërmeti. Përveç ndërtimit të shkollave ne do të përqëndrohemi edhe tek restaurimi i zonave dhe vendeve te trashëgimisë kultutore të Shqipërisë në bashkëpunim me ministrin Shtetit për Rindërtimin”.