Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses 2 operacione policore, të koduara “Repeat” dhe “Plazhi”.
– Gjatë operacionit policor të koduar “Plazhi”, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim Marsida Qatja, 33 vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Në vitin 2019, kjo shtetase ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, ka humbur jetën një shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel


























