Udhëheqësit e vendeve të G7 diskutuan rëndësinë e ruajtjes së vlerave të përbashkëta si liria dhe të drejtat e njeriut përballë përparimeve në inteligjencën artificiale (AI).

Në deklaratën e tyre, ata shkruajnë se ”rregullat dhe ligjet duhet të mbajnë ritmin me zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe të përshtaten nëse është e nevojshme”.

“Ne e pranojmë se ndërsa ndryshimi i shpejtë teknologjik ka forcuar shoqëritë dhe ekonomitë, qeverisja ndërkombëtare e teknologjive të reja dixhitale nuk ka mbajtur domosdoshmërisht ritmin,” thonë liderët në deklaratën e tyre.

Ata thonë gjithashtu se qeverisja globale në fushat e teknologjisë si inteligjenca artificiale duhet të përditësohet në përputhje me “vlerat e përbashkëta demokratike”.

Këto përfshijnë drejtësinë, transparencën, sigurinë, mbrojtjen nga ngacmimet, urrejtjen dhe abuzimin në internet dhe respektimin e privatësisë dhe të drejtave të njeriut.

“Ne vazhdojmë të diskutojmë mënyrat për të avancuar teknologjinë për demokraci dhe për të bashkëpunuar për teknologjitë e reja dhe në zhvillim dhe zbatimin e tyre social”, theksojnë ata.