Reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR është thelbësore për Shqipërinë dhe përparimin në rrugën drejt BE.
Komisoneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi zhvilloi dje një bisedë me bashkëkryetaren e Komisonit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari.
“Kishim një diskutim të mirë sonte me Rudina Hajdarin për rolin e saj si bashkëkryetare e Komisionit Parlamentar ad-hoc për Reformën Zgjedhore, për të shprehur mbështetje për punën në vazhdim”, është shprehur Varhelyi.
“Reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR është thelbësore për Shqipërinë dhe përparimin në rrugën drejt BE”, ka theksuar më tej Komisoneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
/gj.mima/j.p/atsh