ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se reshjet e borës që përfshinë verilindjen e vendit gjatë mbrëmjes së kaluar, kanë vështirësuar qarkullimin rrugor, por akset rrugore janë të hapura.
“Gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje bore në aksin rrugor Fushë Arrës-Kukës. Rruga është pastruar dhe qarkullimi mund të kryhet normalisht”, bën të ditur ARRSH-ja.