RRITET KËRKESA PËR ARSIMIN PROFESIONAL

Pas provimeve te klasave te nenta, prinder e nxënës kanë nisur të mendojnë rregjitrimin për ne gjimnaze. Në Elbasan janë të shumtë ata që i janë drejtuar shkollave profesionale për t’u informuar mbi profesionet që kërkon tregu.

Nxënësit shprehen për Televizionin “Skampa” se e bejne kete zgjedhje për shkak të sigurisë për punë.

Në shkollën “Ali Myftiu” në Elbasan kanë nisur regjistrimet paraprake, ndërsa numri i nxënësve që zgjedhin të marrin një profesion është gjithnjë e në rritje.

Drejtoresha e shkollës “Ali Myftiu” Refiko Lushnjari, tregon se bashkëpunimi me bizneset që gjithnjë e më shumë kërkojnë specialistë dhe studimi i mirëfilltë i tregut ka bërë që më shumë se 60 % e të rinjve që mbarojnë shkollën profesionale të punësohen.

Teksa tregu varfërohet për specialistë dhe profesionistë, vëmendja për arsimin profesional po rritet dita ditës. Tashmë jo vetëm prindërit, por edhe vetë të rinjtë janë më të informuar mbi kërkesat e tregut drejt punësimit të sigurt.

Edlira XHERRI