Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 1.88 lekë dhe këmbehet me 94,23 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 104.87 lekëve, ose 2,65 lekë më shumë se ditën e mërkurë.
Me 3.17 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 122.29 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 2,86 lekë dhe këmbehet me 110.03 lekë.
Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 94.23 +1.88
Euro EUR 104.87 +2.65
Poundi britanik GBP 122.29 +3.17
Franga zvicerane CHF 110.03 +2.86
Jeni japonez (100) JPY 67.24 +1.44
Dollari australian AUD 64.11 +1.75
Dollari kanadez CAD 71.58 +1.67
Korona suedeze SEK 9.13 +0.25
Korona Norvegjeze NOK 9.42 +0.28
Korona daneze DKK 14.08 +0.36
SDR SDR 126.87 +2.77
Ari (OZ 1) XAU 186127.13 +4,096.97
Argjendi (OZ 1) XAG 2354.30 +76.96
Juani kinez (onshore) CNY 13.19 +0.28
Juani kinez (offshore) CNH 13.19 +0.28
Lira turke TRY 3.50 +0.07
Përditësimi i fundit: 14.07.2023 12:02:03
Monedha Lekë për njësi të monedhës së huaj
Leva bullgare BGN 52.85 -1.58
Forinta hungareze (100) HUF 27.56 -1.12
Rubla ruse (100) RUB 102.13 -9.38
Kuna kroate HRK 0.00 0.00
Korona çeke CZK 4.35 -0.13
Denari maqedonas MKD 1.68 -0.07
/r.e/atsh