/ATSH-Arbi Fortuzi/-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka kujtuar sërish të gjithë qytetarët se duke filluar nga nesër hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë, por sipas saj duhet vëtëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën dhe për të zbatuar distancimin social.

“Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor! Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social dhe për të ruajtur higjienën vetjake”,- shprehet Manastirliu.

Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor:Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin. Hapen kufijtë tokësor, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore. Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa me 6 qershor hapen plazhet për të gjithë qytetarët. Hapen kopshtet dhe çerdhet. Hapen, parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e interentit. Hapet kampjonati, i futbollit, pa spektatorë. Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurset e punësimit.”,- tha Manstirliu.