Çmimi Nobel i këtij viti në mjekësi i është dhënë shkencëtarëve Katalin Karikó dhe Drew Weissman për shpikjen e vaksinave mRNA, të cilat ndihmuan në përhapjen së Covid-19.
Karikó dhe Weissman botuan rezultatet e studimit të tyre për vaksinën që në vitin 2005, por mori pak vëmendje në atë kohë, tha komiteti i çmimit Nobel. Më vonë, gjetja e tyre ndihmoi njerëzimin gjatë pandemisë Covid.
Komiteti vlerësoi gjetjet novatore të shkencëtarëve të cilat “ndryshuan rrënjësisht të kuptuarit tonë se si mRNA ndërvepron me sistemin tonë imunitar”.
Rickard Sandberg, anëtar i komitetit të çmimit Nobel në mjekësi, tha se “vaksinat e mRNA së bashku me vaksinat e tjera Covid-19 kanë shpëtuar miliona jetë, kanë parandaluar Covid-19 të rëndë, kanë reduktuar barrën e përgjithshme të sëmundjes dhe kanë mundësuar që shoqëritë të hapen përsëri.”
Top Channel

























