“De Rada dhe 140-vjetori i botimit të revistës së parë shqip “Fiamuri Arbërit” ishte takimi përmbyllës i aktiviteteve për muajin tetor në bibliotekën publike “Qemal Baholli”. Drejtoresha e bibliotekës, teksa ka falenderuar nxënësit për esëtë e punuara për De Radën, theksoi vlerat e padiskutueshme dhe kontributin e tij.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe shkrimtari dhe publicisti Fatmir Terziu, petagogë të universitetit të Elbasanit, nxënës të shkollave dhe artëdashes të librit.

Nxënës nga gjimnazet e qytetit paraqitën esenë me temë: “Të ecim në gjurmët e publicistikës së De Radës”. Në fund, shkollave pjesëmarrëse iu dhuruan libra që do të bëhen pjesë e fondit të bibliotekave të shkollave përkatëse.

Edlira Xherri /Elbasaninews.al