Gjatë 24 orëve të fundit vendi u përball me reshje intensive shiu e stuhi të cilat kanë krijuar probleme në të gjithë vendin. Në Elbasan nuk pati problematika të mëdha, megjithatë që ne momentet e para Ekipet e Emergjencave Civile në Bashkinë Elbasan u vunë në gadishmëri.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna e strukturave të angazhuara për kthimin e situatës në normalitet.
Kryebashkiaku Llatja shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur.
” ?️ Mirënjohje të gjithë ekipeve tona të ASHP që kanë punuar pa reshtur për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar ??♂️????”
Elbasaninews.al