Shoqata Federale e Shkollave Fillore në Gjermani paralajmëron në lidhje me valën e gjerë të gripit në nivel federate, se mund të ketë mbyllje të shkollave fillore.

 

 

“Gjendja e personelit në shumë shkolla fillore në vend është e vështirë dhe pjesërisht është nën buxhetin e planifikuar të personelit”, tha kreu i shoqatës, Edgar Bohn për rrjetin redaksional gjerman, Redaktionsnetzwerk Deutschland, RND. “Mbyllje të plotë të shkollave nuk mund dhe nuk dua ta përfytyroj” megjithatë kjo mund të jetë pasojë për disa prej tyre. Ndërsa kufizimet e orëve të mësimit nuk do të përjashtohen.

 

Sipas Intitutit Robert Koch në Gjermani vërehet një rritje e ndjeshme e sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes, më shpesh fëmijët preken nga virusi, RSV, virusi respirator sincitial.tch