Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pasi një person i armatosur vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë në një universitet në Pragë.

Presidenti Petr Pavel shprehu “trishtimin e tij të madh” dhe “zemërim për humbjen e jetëve.

Personi i armatosur, për të cilin policia tha se ishte “eliminuar”, besohet të ketë vrarë edhe babanë e tij dhe mund të jetë i lidhur me vdekjen e dy personave javën e kaluar.

Kjo konsiderohet një nga ngjarjet masive më të këqija në historinë e fundit evropiane.

Të shtënat filluan rreth orës 15:00 me orën lokale (14:00 GMT) të enjten në ndërtesën e Fakultetit të Arteve të Universitetit Charles në qendër të kryeqytetit çek.

Personi i armatosur hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë në mënyrë të rastësishme, ndërsa stafi dhe studentët përdorën mobilje për të mbrojtur veten në dhoma.

Pamjet dramatike të shpërndara në mediat sociale tregojnë njerëz që kërcejnë drejt sigurisë nga një parvaz i jashtëm disa kate lart. Dëgjohen edhe të shtëna armësh.tch