Nëntë njerëz u vranë në Australi pasi stuhitë e forta goditën pjesën lindore të vendit gjatë festave të Krishtlindjeve, thanë autoritetet të mërkurën. Dhjetëra mijëra shtëpi janë ende pa energji elektrike.
Moti i egër goditi shtetet e Viktorias, Uellsit të Ri Jugor dhe Kuinsland më 25 dhe 26 dhjetor duke sjellë breshëri dhe shira të rrëmbyeshëm. Si pasojë e erërave të forta shpërthyen çatitë dhe u rrëzuan pemët në disa nga zonat më të prekura. Më shumë se 90.000 familje janë ende pa energji elektrike.
Një jaht me 11 njerëz në bord u përmbys pranë Green Island në gjirin Moreton gjatë stuhisë dhe tre burra mbetën të vdekur, u tha gazetarëve shefja e Policisë së Kuinsland, Katarina Carrol.tch

























