Qe prej Janarit vendi ynë është duke u përballur me nje fluks vizitash në urgjenca dhe qendra shëndetesore, për shkak të agresivitetit te virozave.
Në një situatë të tillë, bluzat e bardha u tërheqin vëmendjen qytetarëve të mos përdorin antibiototikë pa rekomandimin e mjekut. Eni Hasa, mjeke e Qendrës Shëndetesore nr.1 tregon kur nje qytetar duhet t’i drejtohet mjekut te familjes dhe pse nuk rekomandohet marrja e antibiotikeve.
“Antibiotik-rezistenca” që ka të bëjë me rezistencën që po krijojnë antibiotikët në trupin e njeriut është një sëmundje emergjente. Për mjeket infeksionistë, marrja e antibiotikeve në farmaci pa rekomandim po sjell probleme tek shqiptarët. Kjo situatë vjen nga përdorimi pa kriter i tyre.
Për reduktimin e riskut të shfaqjes së rezistencës, ata u bëjnë thirrje mjekëve të jenë më të kujdesshëm kur shkruajnë recetat, ndërsa qytetarëve i ndalojnë marrjen e tyre pa recetë.
Edlira Xherri