Anija e mallrave Dali pësoi një avari elektrike rreth 10 orë përpara se të largohej nga porti i Baltimorës dhe përsëri pak para se të përplasej me urën “Francis Scott Key” duke shkaktuar vdekjen e gjashtë punonjësve të mirëmbajtjes së urës, thanë hetuesit federalë të martën.

 

 

Ndërprerja e energjisë ndodhi pasi një pjesëtar i ekuipazhit mbylli gabimisht një pajisje për shkarkimin e tymit, duke shkaktuar bllokimin e motorit të anijes, thuhet në raportin paraprak të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, NTSB. Menjëherë pas largimit nga porti, anija u përplas me një nga kolonat mbajtëse të urës pasi një tjetër ndërprerje e energjisë çoi në humbjen e kontrollit të anijes.

 

Raporti ofron detaje të reja mbi trajtimin e problemeve nga ana e ekuipazhit pas avarisë elektrike ndërsa anija ishte e ankoruar në Baltimorë. Hetimi i plotë mund të zgjasë një vit ose më shumë, sipas zyrtarëve. Testimi i karburantit të anijes nuk nxori në pah ndonjë problem me cilësinë e naftës, sipas raportit.tch