Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike si pasojë e aktivitetit të dy anticikloneve (periferia e Anticiklonit të Azoreve dhe Anticiklonit Afrikan).
Megjithatë nuk do të mungojë edhe depërtimi i qendrave të presionit të ulët të cilat do të sjellin një paqëndrueshmëri të lehtë.
Në këtë mënyrë për pothuajse të gjitha ditët moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura (duhet thënë me këto të fundit kryesisht në relievet malore në lindje të territorit). Tch



























