Rusia ka filluar ta zgjerojë sistemin e pagesës me fytyrë, pra përmes njohjes së fytyrës, në stacione të metrove në gjashtë qytete jashtë Moskës, megjithëse aktivistët kanë paralajmëruar për rreziqet që bart një vendim i tillë për të drejtat e njeriut.

 

 

Kazani, një qytet në rajonin e lumit Vogla të Tatarstanit, dhe një stacion metroje në Nozhni Novgorod, një tjetër qytet i madh në Vogla, kanë filluar ta përdorin këtë sistem në gusht, i cili njihet si “Face Pay”, sipas mediave ruse dhe raportimeve qeveritare.

 

Qendra e Teknologjive Biometrike (QKB), kompania shtetërore që mbikëqyr projektin e pagesave biometrike, pretendon se të gjitha sistemet e metrosë në Rusi, do ta përdorin këtë teknologji deri në vitin 2025.

 

 

“Për çdo udhëtar, procesi do të jetë plotësisht pa pengesa”, Tatar-Inform.ru e citoi drejtorin e përgjithshëm të QKB-së, Vladislav Povolotsky, duke thënë për udhëtarët e metrosë së Kazanit. “Udhëtarët mund të udhëtojnë ndërmjet qyteteve të vendit tonë të madh duke e përdorur këtë shërbim”.

 

Duke cituar dokumentet e QKB-së, e përditshmja Kommersant raportoi në janar se Jekaterinburgu dhe Samara do ta instalojnë sistemin e pagesës me fytyrë në vitin 2024. Shën Petersburgu dhe Novosibirsk do ta kenë këtë sistem deri në fund të vitit 2025.

 

Zyrtarët rusë pretendojnë se sistemi i pagesës me fytyrë ofron siguri dhe rehati të pakrahasueshme, pasi për të funksionuar mbështetet vetëm te fytyra e udhëtarit. Por, për kritikët, pikërisht ky është problemi.

Rreziqe të mëdha për të drejtat e njeriut”

Përdoruesit e metrosë së Kazanit i thanë gazetës lokale të lajmeve Vechernyaya Kazan se në ekran shfaqen “komplimente” kur pajisja “Face Pay” skanon fytyrat e tyre dhe “merr parasysh stilin [e tyre], shijen në veshje, buzëqeshjen dhe veçori të tjera”.

 

Prej 15 shtatorit, ata do të pranojnë një “kusur” prej 15 rublash (rreth 15 centë) për çdo udhëtim me “Face Pay”, sipas zyrtarëve të metrosë së Kazanit.

 

Nuk është e qartë se sa udhëtarë në Kazan dhe Nizhni Novgorod kanë vendosur ta përdorin sistemin “Face Pay”.

 

Vizitorët shihen në një ekran që shfaq teknologjinë e njohjes së fytyrës në Ekspozitën Digjitale të Kinës në Fuzhou, Kinë. (Fotografi nga arkivi)

Vizitorët shihen në një ekran që shfaq teknologjinë e njohjes së fytyrës në Ekspozitën Digjitale të Kinës në Fuzhou, Kinë. (Fotografi nga arkivi)

Përveç Rusisë, Kina, Kazakistani dhe Japonia përdorin gjithashtu sistemin e pagesës përmes njohjes së fytyrës në metrotë e tyre.

 

Zyra e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) theksoi për Radion Evropa e Lirë në vitin 2021 se “kërkesat dhe masat mbrojtëse” duhet të ekzistojnë për përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës.

 

Duke përmendur mungesën e informacionit, zëdhënësja e OHCHR-së, Liz Throssell, nuk pranoi të komentojë në lidhje me përdorimin e “Face Pay” nga metroja e Kazanit, por tha se në vija të përgjithshme, “sistemet biometrike, si sistemet e pagesave, janë teknologji me rrezik të lartë që në thelb mbartin rreziqe në rritje për të drejtat e njeriut, përfshirë për të drejtat për privatësi dhe lirinë e shprehjes”.

 

Edhe kur përdorimi i biometrikes është vullnetar, tha ajo, “ndjeshmëria e të dhënave biometrike kërkon mbrojtje veçanërisht të forta ligjore dhe teknike”.

 

“Qëllimi i mbledhjes, ruajtjes dhe përdorimit të të dhënave biometrike, kohëzgjatja e ruajtjes dhe kush ka qasje në të dhëna, duhet të jetë rreptësishtë e kufizuar,” tha Throssell. Tch