Për gati tre muaj Enea Themollari luftoi për me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli.

 

Themollari 29-vjeç ndërroi jetë në spitalin ku po kurohej që prej 14 korrikut, por nuk mundi t’i mbijetojë frakturave dhe plagëve të marra.

 

Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Altin Dumanin. Megjithatë, ende sot nuk është zbardhur ngjarja dhe nuk janë identifikuar autorët. 29 vjeçarit i ra në trup dera e shtëpisë dhe si pasojë e plagëve të marra, ra në gjendje koma.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 korrik në lagjes Haxhias të Elbasanit.