Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 33 u plagosën kur një autobus u përmbys në autostradën midis Kajros dhe bregut të Detit të Kuq, tha Ministria e Shëndetësisë egjiptiane. 28 autoambulanca janë dërguar në vendin e aksidentit, tha ministria, raportoi Reuters.

 

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Al-Galala.

 

Siç raportoi kanali Sada al-Balad, hetimi fillestar tregoi se shoferi i autobusit po ngiste shumë shpejt dhe humbi kontrollin e mjetit.euronews