Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Fetullah Gylen, kundërshtari i presidentit turk Rexhep Taip Erdoan (Recep Tayip Erdogan).

 

Raportohet se shkak për vdekjen u bënë problemet kardiovaskulare, për të cilat kleriku mysliman ishte shtruar në një spital të Pensilvanisë. Ai ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej vitit 1999.

 

Faqja Herkul, ku publikohen predikimet e të ndjerit, njoftoi se Guleni ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës.

 

Gyleni akuzohej prej Erdoanit për grushtin e shtetit të vitit 2016, që përfundoi pa u realizuar.

 

Ai ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe jashtë vendit, ndërsa vitet e fundit i kaloi duke mohuar akuzën se orkestroi tentativën për grusht shteti kundër presidentit Erdoan. Revolta e atëhershme përfundoi me 250 persona të vrarë.

 

/rtsh.al/