Një mozaik natyror magjepsës të ofron në këto ditë vjeshte Lugina e Valbonës, një prej mrekullive të papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të lumit Valbona në stinën e vjeshtës.
“Gurgullima e lumit të Valbonës teksa rrezet e para të ditës ndriçojnë krejt luginën”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
vendit e Kosova, janë të pranishëm çdo ditë në pikën turistike gjithëvjetore të Valbonës, një zonë turistike që ka fituar një emër të mirë, përmes mikpritjes dhe qetësisë që ajo ofron.
Udhëtimi nis përmes Drinit deri në Tropojë e më pas Valbona është vetëm 45 minuta larg. Lumi do të jetë shoqërues rruge deri në burimin e vet.
Kaltërsia e Valbonës, është si e asnjë lumi tjetër. Teksa udhëton, kaltërsia e lumit të magjeps, ndërkohë në të dy krahët ngrihen malet e larta që edhe në fillim të verës vazhdojnë ti kenë majat e mbuluara me dëborë.