Në çdo qendër shëndetësore në të gjithë vendin vijon vaksinimi falas ndaj gripit.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot disa nga këshillat e mjekëve të familjes për kryerjen e vaksinave kundër gripit.

 

“Paralelisht po kryhen vaksinime edhe në familje për individët që e kanë të pamundur paraqitjen në qendrat shëndetësore”, tha Koçiu.

 

shkaktohen nga virusi i gripit. Këtë vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 20 mijë doza më shumë se një vit më parë dhe do të vijojë të kryhet për grupet e riskut sipas një kalendari të përcaktuar nga strukturat e shëndetësisë.

 

Në kuadër të Programit Kombëtar të Vaksinimit janë siguruar 280 000 doza vaksinash të shpërndara tashmë në të gjithë vendin.

 

/k.s/j.p/r.e/