Kryetari i Bashkisë Elbasan, Z.Gledian Llatja zhvilloi sot një takim  me Drejtorin e Përgjithshëm  të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa. Kryebashkiaku  Llatja, e konsideron këtë një takim të frytshëm për sigurinë kibernetike.
Gjatë bashkëbisedimit mes Llates dhe Tafës, u diskutua rëndësia e
e “higjienës kibernetike” për mbrojtjen e informacionit të qytetarëve dhe të vetë bashkisë. Këshillat janë të thjeshta: fjalëkalime të forta, përditësime të rregullta dhe vigjilencë ndaj mashtrimeve në internet. Për punonjësit tanë, këto masa janë thelbësore, sidomos me rritjen e shërbimeve online që ofron bashkia
Synojmë një mjedis të sigurt për informacionet tona, në shërbim të qytetarëve të Elbasanit-shprehet Llatja.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua avancimit të teknologjive
 të sigurisë me qëllim përmirësimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve kibernetike, investimet strategjike të nevojshme për modernizimin e infrastrukturës portuale, si dhe për zhvillimin e trajnimeve të specializuara  për stafin, duke siguruar kështu një nivel më të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë.

Statusi plotë; 

Takim i frytshëm me drejtorin e AKSK, Igli Tafa, për sigurinë kibernetike 🖥.
Diskutuam rëndësinë e “higjienës kibernetike” për mbrojtjen e informacionit të qytetarëve dhe të vetë bashkisë.
Këshillat janë të thjeshta: fjalëkalime të forta, përditësime të rregullta dhe vigjilencë ndaj mashtrimeve në internet.

Për punonjësit tanë, këto masa janë thelbësore, sidomos me rritjen e shërbimeve online që ofron bashkia 🌐📲.
Synojmë një mjedis të sigurt për informacionet tona, në shërbim të qytetarëve të Elbasanit 🛡💼.”

Elbasaninews.al Edlira Xherri