Miliona njerëz në Afganistan varen nga ndihma humanitare. Gratë dhe fëmijët vuajnë më shumë. Situata tepër e rëndë.
Prej ardhjes së talebanëve në pushtet në gusht 2021, Afganistani ka qenë në një krizë të thellë humanitare dhe ekonomike. Vendet që ishin të përfshirë ushtarakisht në Afganistan kanë një detyrim moral për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, bazuar në Marrëveshjen e Dohas, tha Shir Mohammad Abbas Stanekzai më 18 nëntor në Kabul.
Stanekzai është zëvendësministër i Jashtëm i talebanëve për çështjet politike. Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare joqeveritare që të mbështesin Afganistanin me ndihma teknike, iniciativa për zhvillimin ekonomik dhe përmes bashkëpunimit bujqësor.
“Një kërkesë shpëtimi prej 800 milionë dollarësh”
Talebanët shpresojnë të fitojnë më shumë mbështetje me pjesëmarrjen në forume ndërkombëtare, siç është konferenca e fundit e OKB-së për klimën. Sipas Graeme Smith, një ekspert i Afganistanit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, para ardhjes së talebanëve në pushtet, vendi merrte rreth 800 milionë dollarë financim vetëm për klimën nga Fondi i Gjelbër Klimatik (GCF), Fondi Global i Mjedisit dhe Fondi Përshtatja.
Fondet fillimisht ishin të destinuara për energjinë e rinovueshme dhe projektet e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Me ardhjen e talebanëve në pushtet, mbetet e paqartë nëse projekte të tilla mund të zbatohen në rrethanat e reja.
Bashkësia ndërkombëtare ende nuk e njeh qeverinë afgane të udhëhequr nga talebanët. Sepse talebanët nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes së Dohas 2020, veçanërisht në lidhje me të drejtat e grave.tch



























