Australia është përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem, me temperatura në disa vende që pritet të kalojnë mbi 40 gradë Celsius. Duke cituar parashikimet e disa ekspertëve, transmetuesi lokal SBS News njoftoi se në disa pjesë të rajoneve Uellsi i Ri Jugor, Victoria, Queensland, Australia Jugore dhe Territori Verior, termometri mund të shënojë deri në 45 ose 46 gradë Celsius. Byroja e Meteorologjisë, BoM, paralajmëron për rrezikun e zjarreve masive, teksa i nxehti ka përfshirë një brez të gjerë të vendit nga veriu deri në juglindje.
Shteti i Victorias, sipas The Guardian, shënoi temperatura rekord për dhjetorin. Në veriperëndim të tij, në Walpeup, në 2 e 25 me orën lokale u arrit temperatura 47.1 gradë Celsius. Për shumë pjesë të Australisë, vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, me disa pjesë të rajoneve Queensland, Australia Perëndimore dhe Territori Verior që parashikohet të kenë temperatura ekstreme deri në fund të javës së ardhshme.tch



























