Ben Affleck është strehuar në banesën e ish bashkëshortes së parë, Jennifer Garner pasi u detyrua të linte shtëpinë e tij nga zjarret shkatërruese në Los Angeles.
Aktori i famshëm u largua nga vila e tij 20.5 milionë dollarëshe në Pacific Palisades të martën pasi zjarri përfshiu zonën, të cilën e bleu pasi u nda nga Jennifer Lopez.
52-vjeçari jeton në një distancë të shkurtër nga ish-gruaja e tij, me të cilën ka tre fëmijë.
Ai nxitoi në shtëpinë e tyre për të mbledhur familjen dhe që atëherë të gjithë kanë ikur në një vend të sigurt, thanë burimet për DailyMail.
Top Channel