Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e para të mëngjesit, të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit, ndërsa më pas pritet të mbizotërojë moti i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-5m/s, ndërsa në bregdet e lugina, hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 5-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/16 Re diell
Kukës 2/13 Re diell
Lezhë 6/16 Re diell
Dibër 2/12 Re diell
Durrës 8/17 Re diell
Tiranë 7/17 Re diell
Elbasan 6/16 Re diell
Berat 5/17 Re diell
Vlorë 8/16 Re diell
Korçë 2/10 Re diell
Gjirokastër 5/16 Re diell
Sarandë 8/17 Re diell
/a.f/