“Turi i folklorit” është oferta më e re turistike që synon të nxisë dhe t’i japë një hov më shumë agroturizmit dhe do të prezantohet në panairin “ITB Berlin 2025”.
Programi gjerman për zhvillimin e qëndrueshëm rural, ndau në rrjete sociale detaje mbi ofertën turistike “Turi i folklorit”, që fillimisht do të përshkojë Korçën, Kolonjën, Përmetin, Këlcyrën, Gjirokastrën dhe Tepelenën.
Folklori shqiptar është i pasur, i larmishëm, me vlera të shquara ideore dhe artistike. Ai është një thesar i çmuar i trashëguar nga e kaluara, por që ngjall shumë interes dhe kureshtje për vizitorët e huaj.
“Turi i folklorit” është një vlerë e shtuar jo vetëm për turizmin në përgjithësi, por veçanërisht për agroturizimin, që po shënon një perspektivë të re zhvillimi në vendin tonë, falët ripërtëritjes së traditës dhe trashëgimisë kulturore autentike shqiptare.
/r.e/