“Presidenti amerikan, Donald Trump, është bekim për Evropën, pasi mund të ndikojë që kontinenti i vjetër të zgjohet dhe të bëhet më i vetëdijshëm”, është shprehur kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën spanjolle “La Razón”.
“Donald Trump thotë se Zoti e shpëtoi nga pushkatimi për ta bërë Amerikën sërish të madhe. Dhe jam shumë i lumtur që Zoti e bëri këtë. Shtoj se Zoti e shpëtoi Donald Trumpin për të zgjuar Evropën. Pra, nëse është kështu, Trump është një bekim për Evropën në kuptimin që Evropa ka çdo arsye të zgjohet dhe të ndryshojë dhe të bëhet shumë më e vetëdijshme se nevoja për ndryshim nuk mund të shtyhet çdo vit, pasi përndryshe Evropa do të jetë më pak e rëndësishme. Evropa mund dhe duhet të jetë një fuqi e madhe, dhe për ta bërë këtë duhet të ndryshojë dhe të bëhet e vetëmjaftueshme”, citon “La Razón”kryeministrin.
Top Channel