This undated photo provided by Forrest Fenn shows an estimated 2 million dollars of gold jewelry and other artifacts that Fenn has hidden for treasures hunters to find. Thousands have set off into the wilds of the West in search for Forrest Fenns cache of gold, jewelry and artifacts. But until now, none of the treasure hunters has been in such a dangerous predicament as Randy Bilyeu, who has gone missing along Rio Grande in northern New Mexico. (Forrest Fenn via AP)

MONTANA, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Mijëra njerëz e kërkonin atë për dhjetëra vjet, por pa sukses.

Thesari që koleksionisti amerikan i artit, Forrest Fenn kishte fshehur në malet shkëmbore, një arkë prej ari, e mbushur dhe smeralde, diamante dhe sende antike për një vlerë të vlerësuar prej mbi një milion dollarë, dukej me të vërtetë e pamundur për t’u gjetur.

Të paktën deri pardje, kur koleksionisti i artit 89-vjeçar mori një fotografi dhe bëri njoftimin se “gjuetia e thesarit ka mbaruar, thesari u gjet pikërisht aty ku e kisha fshehur 10 vjet më parë”.

Një histori e jashtëzakonshme që bindi 350 000 njerëz në mbarë botën për të udhëtuar në malet shkëmbore.

“Unë nuk e di kush e gjeti thesarin’’, theksoi Fenn, duke shpjeguar se mesazhi që ai kishte marrë ishte anonim, ”por unë e di se atë person e çoi në atë në vend poema ime ‘The Thrill of Chase”, ku 89-vjeçari kishte fshehur sekretin e tij.

ATSH