Gjatë natës kanë filluar reshjet e dëborës në veri dhe ka prani dëbore në akset Bogë-Theth dhe Hani i Hotit Tamarë.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, mjetet borëpastruese kanë vijuar me punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.

 

Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet pa probleme.

 

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore. /j.p/atsh