Shoferi, i cili mbeti i plagosur pasi u përfshi në një aksident rrugor në aksin “Ersekë-Korçë”, është transportuar me helikopter drejt Traumës.

 

Drejtuesi i mjetit, me iniciale E. I., u transportua tel Trauma për mjekim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra në gjymtyrë.

 

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin “Ersekë-Korçë”, ku drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore. Nga aksidenti janë dëmtuar shoferi dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, me iniciale Xh.I., e cila po merr mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.