Ka dështuar seanca e parë e procesit të divorcit midis Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se e caktuar për tu mbajtur këtë të premte ora 10.30 do të duhej që sipas ligjit gjykata të shteronte thirrjen për pajtim mes çiftit, një procedurë që e kërkon ligji në çdo padi divorci.
Kjo do të thotë se në këtë seancë pajtimi prania e të dyve është domosdoshmëri. Por meqenëse Ilir Meta kishte dorëzuar deklaratë nga 313 ku shprehej se do të përfaqësohej nga avokati Genc Gjokutaj, i pranishëm në seancë , gjykata vendosi të ripërsërisë kërkesën për Metën që të jetë dhe ai i pranishëm.
Sakaq mungonte edhe e paditura Monika Kryemadhi dhe avokati i saj, ndaj gjyqtarja vendosi t’i rinjoftojë.
Seanca e radhës e pajtimit do të mbahet në datë 11 prill. Çifti politik lidhi kurorë në 1998 dhe në qershor 2024 Ilir Meta kërkoi ndarjen në gjykatë me arsyen se për shkak të grindjeve politike, kriza kishte ndikuar edhe marrëdhënien mes tyre.
Top Channel