Sot më e bukura në botë, por kush ishin iniciatorët dhe kontribuesit për rindërtimin e Xhamisë së Ballies në Elbasan?
Përfaqësues së Komunitetit Mysliman shprehin mirënjohjen për kontributin e ish Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini.
Në vitin 2013 Kryetari i Bashkisë së Elbasanit në atë kohë Qazim Sejdini së bashku me një përfaqësi të Komunitetit Mysliman në Elbasan shkuan në Kuvajt në një vizitë zyrtare, për një mision më të madh: të lobonin për ndërtimin e Xhamisë së Ballies, një simbol i hershëm i Elbasanit.
Delegacioni nga Elbasani me në krye Z. Sejdini takuan Shkëlqesinë e tij, Zëvendës Kryeministrin e Kuvajtit dhe Ministrin e Drejtësisë të asaj kohe. Z. Sejdini më përkushtim dhe përulje për qytetin e tij, kërkoi të ndërtohet “Shtëpia e Zotit” një objekt i hershënm që fatkeqësisht u shemb në kohën e Komunizmit.
“Kam ardhur nga larg, jo për shtëpinë time e as për projekte për qytetin, por për të ndërtuar shtëpinë e Zotit, atje ku njëherë e shkatërruan komunistët.”
Ishte pikërisht ky takim ku delegacioni nga Elbasani mori fjalën e miqve nga Kuvajti se xhamia do të rindërtohet.
Xhamia u ndërtua me vullnetin e Zotit, më pas me mbështetjen e besimtarëve dhe me mbështetjen e Z. Sejdini dhe tashmë nuk është vetëm një shtëpi e shenjtë për besimtarët, por edhe një nga objektet më të bukura në botë.
Në këtë ditë sukesi dhe krenarie ku Xhamia e Ballies fitoi çmim ndërtkombëtar për arkitekturën më të bukur, përfaqësues të komunitetit mysliman në Elbasan shprehin mirënjohje për kontributin e dhënë nga Z. Qazim Sejdini, i cili fatkeqësisht nuk e gëzoi dot ditën e këtij çmimi.
Por ky është fati i njerëzve të mëdhenj, që emri dhe kontributi i tyre të mbesë ndër vite e shekuj.
Ta gëzojë Elbasani xhamin më të bukur në botë! Tashmë ta gëzojë e gjithë bota!
Faleminderit Shtetit të Kuvajtit për kontributin, faleminderit Komunitetit Mysliman! Faleminderit kryetarit vizionar të Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini!