Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

 

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të ftojë shpejtësi 7-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 7/15 Diell

Kukës 0/7 Diell

Lezhë 7/14 Diell

Dibër -1/6 Diell

Durrës 4/16 Diell

Tiranë 5/16 Diell

Elbasan 6/16 Diell

Berat 9/16 Diell

Vlorë 7/15 Diell

Korçë -1/9 Diell

Gjirokastër 3/16 Diell

Sarandë 7/17 Diell

Atsh