Policia e Beratit arrestoi një 24-vjeçar që shiste lëndë narkotike në këtë qytet.

 

– Advertisement –

Në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, u vu në pranga shtetasi M. L., 24 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i gjetën shtetasit L. M, lëndë narkotike kanabis në formë boçeje dhe të ndarë në doza, të cilën dyshohet se e shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, 1 aparat celular, shuma monetare të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.