Presidenti francez Emanuel Macron do të jetë në Tiranë në muajin maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri, në kuadër edhe të Samitit të Komunitetit Politik Europian të 16 majit.
Lajmi u bë i ditur sot nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë konferencës së përbashkët me ministrin francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad.
Sipas ministrit Hasani, vizita e Haddad është reflektim i marrëdhënieve të veçanta, të shëndosha dhe shumëdimensionale të ndërtuara mes Shqipërisë dhe Francës mike.
“Kjo vizitë paraprin ndër të tjera edhe vizitën dypalëshe të presidentit Macron në Shqipëri që do të zhvillohet në mes të muajit maj”, tha Hasani.atsh