/ATSH/ Me nisjen e sezonit veror dhe rritjen e rrezikut të zjarreve, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre operacionale përmes trajnimeve të specializuara.

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin e “Bambi buckets”, pajisje ajrore të përdorura për fikjen e zjarreve në terrene të vështira.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri bëri të ditur se këto trajnime përfaqësojnë një tjetër hap të rëndësishëm në bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe në rritje mes ushtrisë amerikane dhe asaj shqiptare, duke theksuar përkushtimin për forcimin e gatishmërisë rajonale ndaj krizave natyrore dhe emergjencave. /a.gj/ /a.g/