Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë, Ministria e Financave përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a.
Po ashtu ngarkohet Ministria e Financave për ndjekjen e procedurave të mëtejshme, në zbatim të ligjit “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”.
Banka Shqiptare e Zhvillimit është krijuar falë bashkëpunimit me institucionin prestigjioz financiar italian “Cassa Depositi e Prestiti”.
Ajo do të shërbejë për të mbështetur zhvillimin përmes projekteve të sipërmarrjes që nuk financohen lehtësisht nga bankat komerciale.
Banka Shqiptare për Zhvillim do të mbledhë fonde përmes mekanizmave të ndryshëm, duke përfshirë pranimin e fondeve të kthyeshme nga publiku dhe instrumente të tjera financiare, e po ashtu do të mund të krijojë degë dhe shoqëri bija brenda dhe jashtë vendit.
/m.m/r.e/a.f/