“Të drejtat e njeriut po shkelen. Rishikimi i pajtueshmërisë së Izraelit me marrëveshjen tonë të përbashkët të asociimit ka konfirmuar se kjo është një situatë e papranueshme”, tha ai.

Costa tha se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë hapat e mundshëm të mëtejshëm, teksa nënvizoi nevojën për “dialog të sinqertë” me Izraelin.

Komentet e tij erdhën ndërsa udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten në Bruksel për samitin.

Pas takimit të fundit nën presidencën polake, Costa, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri polak, Donald Tusk, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Lidhur me Gazën, Ursula von der Leyen e quajti situatën humanitare “të neveritshme dhe të padurueshme”, duke kërkuar shpërndarjen e menjëhershme të ndihmës./   /os/