“Ne kemi filluar operacionet paraprake dhe fazat fillestare të sulmit: forcat tona tashmë kontrollojnë periferitë e qytetit”, tha Defrin në një deklaratë zyrtare të cituar nga mediet ndërkombëtare.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump theksoi dy ditë më parë se Izraeli duhet të vendosë për hapin e tij të ardhshëm, por theksoi se Hamasi nuk mund të qëndrojë në Gaza.
Duke folur në telefon me agjencinë e lajmeve “Axios” lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Gazës, Trump nuk deklaroi shprehimisht se do të mbështeste vendimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për të pushtuar Gazën. /os/
 
 
