Deputeti socialist Erion Braçe kërkon menjëherë ndryshimin e dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, që kanë të bëjnë me aksidentet rrugore dhe abuzimin me fuqinë e detyrës të punonjësve të shtetit, që përdorin edhe armët e shërbimit për ngjarje kriminale.

Braçe ka reaguar sot me anë të një postimi në Instagram duke marrë shkas nga aksidenti i rëndë në Sarandë, ku vdiqën dy motrat Dhimaku dhe u plagos një vajzë e tretë, kurse autori i dyshuar dhe i arrestuar tashmë, Kevi Norra, rezulton se është një punonjës i Ministrisë së Brendshme, që ishte i dehur në timon, me shpejtësi dhe në parakalim të gabuar.

Braçe e cilëson një vrasje dhe jo një aksident rrugor, ndaj kërkon ndryshimin e ligjit për këto raste dhe ashpërsimin e tij.

Postimi i Erion Braçes:

“Dy vajza të reja fare u përcollën dje në banesën e fundit.

Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e nënës së tyre, babait të tyre, gjithkujt që i njohu e ndau jetën e shkurtër me to! Është e tmerrshme, nuk ka ngushëllim, fare!

Kam prej mëngjesit të djeshem që dëgjoj:

Aksident, aksident rrugor!

Jooooo! Nuk është aksident!

Të dehesh, të marrësh makinën, të dalësh me të në rrugë, të ecësh me shpejtësi përtej normës, të hysh në parakalim të gabuar dhe t’i shkosh tjetrit përballë në korsinë e tij, nuk është aksident, as aksident me pasojë vdekjen!

Është vrasjeeee me pasojë vdekjen e dy vajzave të reja dhe plagosjen e një të trete.