ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi 132 litra pesticide, të cilat nuk bënin pjesë në listën e atyre që janë të lejuara në vendin tonë.
Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë referuar indicies së marrë nga Policia Kufitare, ka bllokuar 132 litra produkte të mbrojtjes së bimëve (Sunfire 240SC, Sedlene Fuerte), të cilat i përkisnin pasagjerit të linjës Vlorë-Brindisi me iniciale V.A, i cili u ndalua nga Policia kufitare.
Këto produkte të cilat u tentuan të futen në vendin tonë, nuk bënin pjesë në listën e pesticideve të lejuara, të miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Referuar shkeljeve të konstatuara çështja i kaloi për ndjekje të mëtejshme Krimit Ekonomik dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vendosur për të ndëshkuar çdo tentativë shkelje ligjore me zero tolerancë ndaj kujtdo që tenton të cënojë sadopak sigurinë ushqimore.