Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka nisur t’u thotë privatisht njerëzve të besuar se JD Vance është në krye të garës për nominimin republikan në presidencialet e 2028-tës, dhe se madje do t`i ofronte mbështetje e tij nëse zgjedh vërtet të kandidojë.

Kjo u pohua për POLITICO nga dy persona pranë administrates amerikane. Komentet e Rubios, të bëra privatisht, konsiderohen shembulli i qartë i mënyrës se si disa republikanë po luajnë tashmë një betejë për trashëgiminë pas Trumpit, më pak se një vit në mandatin e presidentit.

“Rubio e bëri të qartë se JD Vance do të jetë kandidati republikan nëse ai e dëshiron këtë gjë”, ka pohuar një burim praë shefit të diplomacisë amerikane. Vetë presidenti Donald Trump duket nuk bën dallim mes tyre, dhe i ka përshkruar vazhdimisht Vancen dhe Rubion si dy pasardhësit e tij më të mundshëm, madje duke sugjeruar javën e kaluar se dyshja duhet të kandidojë me të njëjtën biletë. Të dy ata këmbëngulin se janë miq të mirë dhe se mes tyre nuk ka rivalitet, edhe pse spekulimet po rriten se kush mund të trashëgojë MAGA-n.

Një person i tretë pranë Shtëpisë së Bardhë pohon se pritshmëritë janë që “ JD të kandidojë për president dhe Rubio, si zëvendës i tij”. Një sondazh i kohëve të fundit i Politico i kryer nga 18-21 tetori tregon se Vance gëzon një avantazh të konsiderueshëm midis votuesve që mbështetën Trump në vitin 2024: 35% e të anketuarve duan ta shohin atë si kandidat presidencial në vitin 2028. Në të njëjtin anektim, Rubio merr vetëm 2% të pëlqimeve ndërsa 28% e votuesve thonë se do të preferonin ta shihnin vetë Trumpin, pavarësisht kufizimeve të mandatit presidencial.

Top Channel