New York-u është përfshirë nga stuhia e fuqishme dimërore “Devin”, me reshjet më të mëdha të dëborës që regjistrohen në më shumë se tre vjet.
Udhëtimet ajrore kanë marrë një goditje të madhe, pasi mbi 1,500 fluturime janë anuluar deri të premten.
Guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme përpara stuhisë, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për kushte të rrezikshme udhëtimi dhe reshje dëbore deri në 20 cm në disa zona.
Ndërkohë, moti i keq ka goditur edhe Kaliforninë Jugore. Tre ditë reshje të dendura shiu shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu, duke detyruar banorët e vendpushimit malor Wrightwood të largojnë baltën dhe të vlerësojnë dëmet. Numri i të vdekurve nga moti i keq ka arritur në katër.
Shirat e rrëmbyer shoqëroheshin me erëra të forta që rrëzuan pemë dhe linja elektrike, duke përmbytur mbarë rajonin e Los Angelesit. Shtëpitë dhe automjetet në Wrightwood u mbuluan nga balta, ndërsa banorët vazhdojnë pastrimin dhe rikuperimin e dëmeve.
Top Channel



























