Faktori kryesor që po mban ndezur inflacionin mbeten qiratë, veçanërisht në Tiranë. Rritja e kërkesës për qira, zgjerimi i qiradhënies afatshkurtër dhe mbajtja e banesave si investim kanë shtuar presionin mbi tregun, duke e bërë strehimin gjithnjë e më të shtrenjtë për familjet. Sipas instat qiratë ujë energji elektrike ndikuan me 0.87% në rritjen e çmimeve.
Pas qirave, shpenzimet më të mëdha për familjet shqiptare vijnë dhe nga shtrenjtimi i çmimeve tek ushqimet e pijet joalkoolike. Teksa ky grup në janar 2026 u rrit me 0.61%
Gjithashtu, çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” ndikuan me 0,14 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,09 pikë përqindje,
Një inflacion në këto nivele për Bankën e Shqipërisë mbetet brenda parashikimeve dhe objektivit 3% por ky institucion kërkon vëmendje e vazhdueshme për grupet bazë të konsumit.
Top Channel



























