Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 15 fluturime për datën 24 dhjetor 2020. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës dhe se maskat janë të detyrueshme.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë:

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim

Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Torino dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim

Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim

Albawings – Tiranë – Ankona dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim

EasyJet – Tiranë – Gjenevë dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim

Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim.