Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi se për ditën e diel, 18 tetor, janë konfirmuar 20 fluturime në destinacione të ndryshme.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa kujton se maskat janë të detyrueshme.

TIA shprehet se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritëse.

⠀⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e diel janë:

Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë -Milano dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Albawings – Tiranë – Perugjia dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Gatwick dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim
Albawings – Tiranë – Firenze dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Aegena – Tiranë -Athinë dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim