TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Tirana International Airport njofton se 8 fluturime janë konfirmuar të nisen nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 7 prej të cilave vajtje-ardhje për ditën e hënë.
Sipas TIA-s janë konfirmuar Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim, Air Albania – Stamboll – Tiranë and Tiranë – Milano, Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim, Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim, Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim, Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim, Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
⠀⠀
TIA u kërkon pasagjerëve që para çdo udhëtimi të kontaktojnë me kompanitë ajrore për rregullat në fuqi në vendet ku ata do të mbërrijnë. Po ashtu apelon pasagjerët që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Ndërsa theskon se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀
⠀⠀
Ndërkohë, kompania bën të ditur se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀
⠀⠀
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀⠀⠀
ATSH